Arrestohet punonjësja e bankës që grabiti paratë e klientëve

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bankën ku punonte. Ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës.

‘Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *