Cacanit ia dogjën makinën para vilës/ Flasin familjarët: Nuk kemi konflikte, janë ziliqarë

Mesnata e djeshme ka qenë një tmerr i vërtetë për familjen Cacani në Korçë, pasi njërës prej makinave të tyre iu vu flaka gjatë natës.

Mjeti tip “Mercedes Benz” që ishte parkuar para vilës dykatëshe iu hodh benzinë dhe më pas iu vu flaka nga një autor ende i paidentifikuar, i cili u lëndua edhe vetë por ia doli të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Për mediat ndërkohë, ka folur babai i pronarit të makinës Klodiani Cacani. Demir Cacani u shpreh se familja e tij nuk ka konflikte të hapura me askënd dhe djegia e makinës mund të jetë një akt i ziliqarëve.

“Unë s’i kam bërë kujt keq. Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri I punës, Jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje. Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia. Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Më tej ai shtoi se ngjarja i ka tronditur pasi është regjistruar edhe një shpërthim i lehtë që ka trembur më shumë fëmijët.

“Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi, dhe i falënderoj”, u shpreh Cacani.

Sakaq pista që po heton policia lidhet me aktivitetin e pronarit të makinës, i cili kohët e fundit kishte hapur një biznes për të dhënë makina me qira.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *