Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe 5 nxënësit, të cilët janë për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, me incicialet Xh. S., si dhe nxënësit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).
Nxënësit e degës Gjeologji Miniera shkojnë çdo ditë për të kryer praktikën në galeritë e kromit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.