Ish-ylli i “Keeping Up With The Kardashian” Kourtney Kardashian, festoi një ditë më parë 1-vjetorin e dasmës së saj me Travis Barker në Las Vegas duke shpërndarë një postim të ëmbël në Instagram.
Kourtney zbuloi se atë natë kishte humbur xhaketën e lëkurës që kishte veshur ndërsa po festonin përvjetorin e tyre të martesës.
Çifti u martua nga një imitues i Elvis Presley në një ceremoni jo legale pas “Grammy 2022”.
“Ishte një nga netët më të mira të jetës sonë, duke ëndërruar për një jetë të mbushur me aventura argëtuese së bashku”, kujtoi Kardashian në mbishkrimin e saj.
“Përfundova duke e humbur këtë xhaketë atë natë, të cilën e kisha për dhjetë vjet dhe ka një shpërblim nëse dikush e gjen”,-shtoi ajo.
Por, për çfarë shpërblimi bëhet fjalë, Kardashian e la surprizë, ndonëse ndjekësit e pyetën.