Mbappe del kundër PSG, ‘klubi nuk quhet Kilian Saint German’

Paris Saint-Germain ka hequr një video promovuese të biletave sezonale pasi ylli Kylian Mbappe u ankua për përmbajtjen e saj.

Kilian Mbappe tani është një  figurë e shquar në Parc des Princes, ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit këtë sezon me 202 gola duke kaluar Edison Cavanin.

Ai u angazhua për një kontratë të re në 2022, me kampionët në fuqi të Ligue 1 duke shpresuar se ai do të qëndrojë në kryeqytetin francez për shumë vite në vijim.

Mbappe, mbeti i zhgënjyer kur zbuloi reagimin negativ të mbështetësve parisienë pas fushatës promocionale të biletave për sezonin pasardhës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai është shpjeguar duke thënë:

“Sapo mora pjesë në promovimin e fushatës së ri-abonimit të klubit për sezonin 23-24,”.

“Në asnjë moment nuk u informova për përmbajtjen e intervistës.

Dukej si një intervistë normale marketingu në klub.

Unë nuk jam dakord me këtë video të publikuar dhe kjo është arsyeja pse unë po luftoj për të drejtën e imazhit individual.

PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe për mua, por ska pse të jetë Kylian Saint-Germain”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *