Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko u shpreh se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. I ftuar në MCN TV, Bejko tha se “jeta vazhdon” edhe pas një skenari të tillë dhe se partia do të vijojë punën për t’u rritur për zgjedhjet e vitit 2025.
Pjesë nga biseda në studio:
Armand Shkullaku: Nëse LSI, meqë thoni se Belindi është kandidat i LSI, merr më shumë vota se PD, ky është problem shumë i madh.
Roland Bejko: E ça pastaj? Jeta vazhdon! Sot je minorancë, nesër mazhorancë. Jeta poltike vazhdon.
Armand Shkullaku: Zhvejku ka thënë, njeriu mund të bëjë çfarë të dojë por nuk ka lezet. Çfarë ndodh nëse PD del forcë e tretë?
Roland Bejko: E ça pastaj? Do të vazhdojë të punojë që në 2025 të dalë forcë e parë. Erdhi i zoti (Berisha) e ndau PD-në në 400 copa, kemi thënë zotëri mos u kthe se e ndave PD-në.
Armand Shkullaku: Basha dha dorëheqjen sepse në 6 mars PD doli forcë e tretë, pas “Shtëpia e Lirisë”, që nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë. Duhet të pranojmë faktin që Berisha është shumicë në atë parti.