Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj gjatë një interviste për një emision ka komentuar kandidatin e opozitës Belind Këlliçi, ku theksoi se fushata tek e djathta ka degjeneruar në dëshpërim, ndërsa lista e këshilltarëve është e mbushur me listën e Ilir Metës. Veliaj ndër të tjera është shprehur i bindur se do të fitojë sërish Bashkinë dhe se do vijojë të mbështesë qytetarët.
“Te e djathta fushata ka degjeneruar dhe është dëshpërim. Ta them edhe për ish drejtorin e Lulit, se ata janë të gjithë një kontingjent, drejtorët e Lulit. Analiza e dytë, po të shikosh listën e këshillit bashkiak, shumica e listës së këshillit bashkiak, sidomos te pjesa fituese janë të gjithë të Ilir Metës. Demokratëve po u thuhet shkoni si cjapi te kasapi dhe votoni Ilir Metën, pra armikut më të madh. Ne mund të biem dakord të mos biem dakord por të gjithë e dimë meqë po i përmendim sondazhet, si do shkojë puna e bashkisë së Tiranës Fakti që i dyti i primareve që ishte mpreh për nënkryetar bashkie ndërroi mendje për t’u futur në këshill bashkiak është se e vetmja gjë që është e sigurt për opozitën është se do të ketë një anëtar në këshill bashkiak dhe ai është i pari. Po të kishte besim rrinte te oferta e parë për nënkryetar bashkie. Fakti që edhe doktori i mirë, Ilir është çun i mirë, Alimehmeti fakti që edhe ai u ftillua mjaftueshëm në politikë me dy ditë eksperiencë. Me faktin që edhe ai që u mpreh për nënkryetar ndërroi mendje se e vetmja gjë është e sigurt, është regjistruar në KQZ si i pari i këshillit bashkiak. E vetmja garanci që një votë do e kapin në këshillin bashkiak. Por nënkryetar nuk mund të jesh kur nuk ke kryetar. Kjo është një tragji-komedi e gatuar nga disa persona non grata që duan të përdorin Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj.
I pyetur për një vlerësim për Këlliçin, Veliaj tha: “Të gjithë çuna të mirë janë, sidomos ai që është dhëndri jonë, patjetër që është çun i mirë”.
Zgjedhjet, Veliaj i bindur në fitore: Edhe Alimehmeti ndërroi mendje, e dinte që s’do fitojë
Leave a comment