Dhuna te FRD-ja dhe përplasja e Metës me policinë/ PD: U urdhërua nga Rama

Pas përplasjes së fortë që ndodhi mes presidentit Meta dhe policisë bashkiake sot në zyrat e FRD-së, ka ardhur dhe një reagim zyrtar i Partisë Demokratike. Në deklaratën e PD-së thuhet se kjo ngjarje kundër partisë Fryma e Re Demokratike, ishte urdhëruar nga Edi Rama. Në deklaratën e tyre thuhet se Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarët.

Presidenti Meta tha se po kalonte rastësisht pranë zyrave, kur është marrë në telefon nga kreu i kësaj partie, Sali Shehu, ndërsa shtoi se shkresa që i është dërguar kësaj partie për lirimin e zyrave, është pa vulë dhe pa firmë.

Deklarata e PD-së:

Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *