Trupi i regjisorit Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 77-vjeçare, është nisur nga Austria.
Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë.
Nesër në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhe tek Akademia e Arteve për nder të tij.
Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë dhe bashkautori i kryeveprave si ‘Liri a vdekje apo “Dimri i fundit”.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj. Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi