Berisha: Rama ka kryer genocid ndaj shqiptarëve, më 14 maj firmosim ndryshimin

Ish kryeministri Sali Berisha në konferecën për shtyp ka thënë se Edi Rama është i pashpresë me vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve.

Po ashtu Berisha shtoi se më 14 maj shqiptarët firmosin ndryshimin teksa shtoi se shpresa vjen me opozitën.

Edi Rama e ndjen se me shpopullimin e kalkuluar,me genocindin që kryen ndaj shqiptarëve, ai në tërësi konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm në historine e këtij populli. Ai e di  se me vjedhjet  e medha që u ka bërë shqiparëve eshtë i pashpresë. Shqiptarët presin me padurim 14 majin, për të votuar si qytetarë të parë kandidatët e primareve për të rivendosur pluralizmin politik dhe për të firmosur ndryshimin e madh i cili ka si synim kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve,  e biznesit në Shëqipëri, të fermereve shqiptar, shpresën  te mbarë shqiptarët, mbështetjen e të rinjve shqiptar.

Shpresa vjen me opozitën, ndryshimi vjen me opozitën. Ndaj edhe njehere mirenjohje të pakufijshme atyre mijëre demokratëve që kanë krijuar një atmosfere, fryme fitoreje që smbahet mend prej vitesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *