Në mes të një krize rezultatesh zhgënjyese në vitet e fundit, PSG duhet të menaxhojë edhe egon e yjeve të saj.
Kryesisht të Kylian Mbappé, të cilin e konsideron gur themeli të projektit, por sulmuesi vazhdon të tregojë të dhëna se nuk është i kënaqur me drejtimin e klubit.
Këtë të enjte, skuadra pariziane u dërgoi abonentëve të saj një video për të nisur fushatën e abonimit për sezonin e ardhshëm.
Në të u shfaq vetëm Kylian Mbappé, i cili foli për krenarinë e të qenit nga Parisi dhe synimet afatshkurtra të PSG-së. Në video nuk u shfaqën Neymar dhe Messi, Marquinhos, Kimpembe apo Verratti, lojtarë që janë prej shumë vitesh në klub dhe që duhet të shfaqen në këtë lloj eventi. Mbappé, përmes një storie në Instagram, shprehu refuzimin e tij ndaj fushatës, duke thënë se “PSG nuk është Kylian Saint Germain”.
Pasditja ishte shumë e tensionuar për PSG-në, duke filluar nga Nasser Al Khelaifi.
Presidenti, i cili udhëtoi për në Francë këtë javë pasi ishte në Lisbonë me rastin e kongresit të UEFA-s, i telefonoi Mbappe-s për të pranuar se ishte shumë i mërzitur nga mënyra se si kishte vepruar futbollisti, duke kuptuar se do të ishte më mirë të disktojmë në mënyrë private dhe jo duke postuar në rrjetet sociale.
Videoja u zhduk një orë më vonë nga kanali zyrtar i PSG-së në YouTube, por u riaktivizua pak kohë pas telefonatës së Al Khelaifit.
Episodet skandaloze të Kilian Mbappe vazhdojnë pasi në mars të vitit 2022, në ditët më të nxehta të negociatave për rinovimin e tij, ish-lojtari i Monakos refuzoi të merrte pjesë në një event publicitar për skuadrën franceze, duke pretenduar se donte të mbante 100% të të drejtave të imazhit .