Antonio Cassano ka folur për Mourinjon si një kandidat të mundshëm për stolin e Real Madridit në një deklaratë për Bobo TV.
Ai kritikoi ashpër portugezin: “Mourinho është thjesht kinema. Nuk e kam idenë sesi Mourinho i arrin rezultatet. Ai ishte një trajner i shkëlqyer, por aktualisht, për mua, ai nuk është një trajner që është në lartësinë për të drejtuar Real Madridin”.
Italiani shkon deri aty sa të sigurohet që trajneri portugez të mos interesohet më për punën e tij: “Mourinhos nuk i intereson futbolli. Ju mbase do të shikoni historinë, por e vërteta është se ai nuk di të punojë, të flasë dhe të komunikojë në futboll”.
Për mundësinë që Murinjo të shkojë në Madrid, ai tha: “Ai mund të kthehet në Real Madrid, sepse Ancelotti mund të shkojë në Brazil, vetëm për status, por nëse Reali dëshiron një menaxher futbolli, Mourinho do të ishte zgjedhja më e paprërshtatshme ”.
Ish-sulmuesi italian ka dashur të krahasojë Mourinhon me Sarrin, duke u siguruar se ky i fundit është shumë më i mirë teknikisht: “Maurizio Sarri e do futbollin dhe punën e tij, ndërsa tjetri nuk i jep fare futbollit. Sarri luan futboll të mrekullueshëm, ndërsa tjetri është zero”, përfundoi duke thënë se Cassano.