Qerim Ismailaj, i dënuar/ Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizmit, e ankimojmë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizmit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

Bardhi tha se KQZ është në shkelje të hapur të ligjit dhe se ka shpërfillur deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë që në zgjedhje të mos futen kandidatë të dënuar më parë.

Ndalur në detaje, Barthi tha se sipas ligjit të dekriminalizmit një personi të dënuar i ndalohet të ushtrojë funksione publike apo të kandidojë në zgjedhje, deri në periudhën e rehabilitimit. Sipas tij, menjëherë pas dënimit nga GJKKO kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar nga detyra, por tashmë akuzat i hedh kundrejt KQZ për të cilën thotë se nuk duhej ta kishte regjistruar në garën elektorale të 14 majit.

“Qerim Ismailaj ishte i dënuar me tre vite burg në Greqi. Edhe pse e mohoi, prokuroria dhe gjykata vërtetuan se denoncimi i PD ishte i vërtetë dhe se ishte një ish- i dënuar me tre vite në Greqi dhe se i ishte fshehur autoriteteve atje. Në muajin shkurt GJKKO e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke e dënuar për falsifikim të formularëve me 6 muaj. Celibashi dhe këshilli i ministrave duhej të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra. Ky urdhër nga kushtetuta e ligji nuk u ndërmor as nga Celibashi as nga Këshilli i Ministrave. Me një akt të paprecedentë, në injorim të thirrjeve të SHBA për kandidatë të pastër e të padënuar dhe jo me precedent, vendosën të rikandidojnë Isamailajn për bashkinë e Mallakastrës.

KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin. Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrantë të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, tha Bardhi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *