Berisha: Nëse FBI nuk arreston Ramën, unë…

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të dërgojë kryeministrin Rama ‘atje ku e meriton’ nëse FBI amerikane nuk e arreston njësoj si ish-zyrtarin Charles McGonigal. Nga Vora, aty ku u prezantua kandidati i koalicionit, Berisha tha se qeveria e Ramës ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 milionë euro, ndërsa Evropa e ndërton me 2 milionë euro.

Pjesë nga fjala e Berishës: “Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët. Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta.

Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramë, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale.

Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Nuk dinë të ndalen, i ndalon vetëm vota”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *