Senatori amerikan viziton bazën ajrore në Kuçovë

Senatori i SHBA, Steve Daines, gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi edhe bazën ajrore të Kuçovës. Daines ripohoi bashkëpunimin tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Me Shefin e Shtabit, gjeneral brigade Kingji, senatori Daines vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

“Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s”, njofton Ambasada e SHBA-së.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *