Valixhja alarmon policinë e Gjirokastrës/ Dyshohej për tritol, rezultoi e mbushur me…

Një valixhe ka alarmuar autoritetet policore të Gjirokastrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se valixhja është konstatuar pranë një stacioni autobusi në lagjen ’18 shtatori’, rreth orës 19:20.

Shërbimet e policisë kanë kryer shërbimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimin se valixhja ishte e mbushur me sende personale të një qytetari. Ky i fundit e kishte harruar dhe më vonë është kthyer ta marrë.

Njoftimi:

Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari. Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *