Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, po organizon mbrëmjen e sotme, për herë të parë, Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacineve të tij.
Organizimi ka filluar në orën 21:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Procesionin e udhëheq dhe celebron Arqipeshkvi Mitropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë se Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, Eminenca e Tij e Lartë, Lugi Bonazzi.
Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës. Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri.