Sportisti i ftuar: Shumë iniciativë e bukur Podcasti urime, ndërhyn Rama: Mos u bëj servil tani

Promo e podkastit të parë të kryeministrit Edi Rama ‘Flasim’ sapo është bërë publike. Në episodin e parë, Rama kishte të ftuar shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e ushtrisë shqiptare.

“Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *