I dënuar me 11 vite burg/ Shqiptarit i vihen prangat sa zbret në aeroportin e Torinos

Shpitari, Afrim Gjergji, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar sapo ka zbritur në aeroportin e Torinos.

I dënuar me 11 vite burg, ai u bllokua nga ekipi i agjentëve të Ferrarës në bashkëpunim me policinë kufitare të Torinos.

Shqiptari akuzohet si trafikant ndërkombëtar droge dhe në momentin që iu vunë prangat, sapo kishte mbërritur me një fluturim nga jashtë.

Tashmë atij do t’i duhet të vuajë dënimin me 11 vite burg në burgun “Lorusso & Cotugno”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *