Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana që nuk dihen ende në burgun e Korfuzit në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut.
Trupi i të ndjerit pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja.
Gazetari apelon që autoritetet shqiptare të reagojnë, pasi numri i bashkëatdhetarëve tanë që kanë vdekur në burgjet e Greqisë ka shkuar në 66.
‘Mjaft më!
Shkon ne 66 numri i të vdekurëve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë…
Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarrja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij.
Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga auroritetet si dhe nga mediat vendase. Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri’, shkruan Zinxhiria në postimin e tij.