I sulmuan me armë banesën/ Modelja fshihet në dollapin e rrobave

Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni dhe sulmet me armë janë një nga problemet më të mëdha të këtij vendi.

Një episod tronditës i ka ndodhur modeles shqiptare Xhesika Berberi e cila jeton në New York, SHBA.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram ajo ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modelja ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurtë dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *