Izraeli I ka shprehur ngushëllime Italisë, pas sulmit terrorist në Tel Aviv, ku humbi jetën Alessandro Parini dhe 7 të tjerë ngelën të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se një reagim ka ardhur edhe nga përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, i cili i dënon aktet e dhunës.
Reagimet:
“Edhe mbrëmë në Tel Aviv pati sulme terroriste vdekjeprurëse, në një prej të cilave u vra një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj të plotë për këto akte dhune të cilat duhet të ndalen.Kjo rritje e dhunës pason ditët e tensionit dhe përleshjeve në vendet e shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al Aksa. BE-ja dënon incidentet e dhunshme që ndodhën në vendet e shenjta. Ne dënojmë gjithashtu sulmet me raketa pa dallim kundër Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit,” – u shpreh Borell.