Sot mbahen homazhe për nder të regjisorit Kristaq Mitro

Mbahen sot homazhet në Akademinë e Arteve për nder të regjisorit Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 77-vjeçare teksa ndodhej në Austri për një trajtim shëndetësor.

Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën me vdekjen.

Të afërm, miq, bashkëpunëtorë e kolegë kanë nderuar figurën e regjisorit të njohur dhe të dashur për publikun përmes veprave të tij të pavdekshme.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë dhe bashkautori i kryeveprave si ‘Liri a vdekje apo “Dimri i fundit”.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj.

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *