Shpërthen Berisha: Rama dhe Balluku pasi zbrazën digat, blenë 500 mln € energji

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën, Berisha tha se qeveria dhe administratat kanë vjedhur miliona para të shqiptarëve.

Berisha deklaron se KLSH ka gjetur se në vitin 2022 qeveria dhe administratat kanë vjedhur 122 mld lekë.

“Si i vjedhin do të thoni ju, po sepse ndërtojnë rrugën në mes të fushën 24 mln dhe ajo kushton vetëm 2 mln. I vjedhin sepse mbjellin 10-20 apo 40 mijë fidanë dhe thonë kemi mbjellë me miliona.”- tha Berisha.

Berisha deklaron se Belinda Balluku dhe kryeministri Rama kanë blerë 500 mln euro energji ndërkohë që Shqipëria ka prodhuar 2 mld kw/orë më shumë se nga sa konsumon.

Ai shton se “Belinda me Ramën, kanë zgjedhur të dhunojnë ligjet dhe të zbrazin digat gjatë verë, në një kohë kur kjo ndalohet. Ata ua shesin sekserëve të tyre me 20 euro dhe sekserët e tyre e shesin në bursë 300 euro dhe ndajnë paratë me ta

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *