Isaac Kohane është programues në Harvard dhe në të njëjtën kohë, mjek. Ai dhe dy kolegë të tij vendosën të shohin se sa larg ka arritur Inteligjenca Artificiale. Kështu që ata përdorën ChatGPT-4 dhe testuan se sa mirë funksionon në çështjet mjekësore.
“Unë jam i befasuar të them se ai ka bërë më mirë se shumë mjekë që kam parë,” shkroi Kohane në librin “Revolucioni i inteligjencës artificiale në mjekësi”.
Kohane thekson se GPT-4, i cili është i bazuar në abonim dhe i lançuar në mars të këtij viti, ka kaluar testet e licencës që mjekët bëjnë në SHBA. Ai u përgjigj saktë në 90% të rasteve dhe tejkaloi versionet e mëparshme të ChatGPT, si dhe disa mjekë të licencuar.
Përveç të qenit mjek, GPT-4 mund të bëhet edhe përkthyes. Ai përktheu plotësisht simptomat e një pacienti që fliste portugalisht dhe u shpjegoi në gjuhë të thjeshtë terma teknikë të mërzitshëm për nxënësit e klasës së 6-të, të cilët i kuptonin mirë. Ai u jep këshilla mjekëve, duke u treguar atyre se si të flasin me pacientët për sëmundjet e tyre në mënyrë të dhembshur, ndërsa përmbledh kërkimet në sekonda.
Edhe nëse e pyesni se si i bën të gjitha, ai do të përgjigjet se inteligjenca e tij mbetet “e kufizuar në mënyrën se si përpunon të dhënat dhe nuk përfshin kuptimin e vërtetë”.