Panik para fillimit të ndeshjes Francë-Gjermani/ Parashutisti zbret në fushë, plagos 2 persona

Një aktivist nga shoqata mjedisore Greenpeace zbarkoi me një parashutë mbi stadiumin e Mynihut, 2 minuta para fillimit të ndeshjes të djeshme Francë-Gjermani, e vlefshme për kampionatin Evropian të futbollit.

Burri fluturoi mbi fushën e  Allianz Arena me parashutën ngjyrë të verdhë me mbishkrimin ‘Kick out Oil’ (Nxirre vajin), para se të humbiste ekuilibrin si pasojë e përplasje me një kabëlli që mbante një kamerë të sipërme. Ishte e vështirë për të që të rimerrte kontrollin e trajektores, para se të prekte një tribunë dhe duke u përplasur në fushë.

Dy persona u plagosën lehtë nga ulja e pakontrolluar e aktivistit të Greenpeace. Ulja e tij, i shtyrë nga një helikë që e kishte vendosur në shpinë, krijoi panik tek të pranishmit, Aktivisti goditi dy persona me helikë, e cila praktikisht u shpërbë në aksident. Mjeku francez, Franck Le Gall, nxitoi për të trajtuar një nga dy të plagosurit, duke përfshirë një teknik nga një stacion televiziv, i cili u qëllua në kokë. I plagosuri tjetër u largua për në spital. Parashutisti arriti të ulej në fushë dhe lojtarët e Gjermanisë, Antonio Rudiger dhe Robin Gosens, ishin të parët që iu afruan për ta neutralizuar, me frikën se mos kishte qëllime të këqija.

UEFA e quajti një veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”, ndërsa shtoi se “autoritetet e ligjit duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Ky akt i palogjikshëm shkaktoi dëmtime te disa njerëz, që po ndiqnin ndeshjen, të cilët tani janë në spital”.

Aktivisti, protesta e të cilit me sa duket ishte drejtuar kundër ‘Volkswagen’, një sponsor i madh i turneut, u arrestua. Në parashutë ishte shkruar ‘Nxirr vajin’. UEFA dhe një nga sponsorët e nivelit më të lartë të turneut, firma shtetërore ruse e energjisë ‘Gazprom’, kanë qenë më parë në shënjestër të protestave të tyre.

Greenpeace, në një postim në ‘Twitter’, shpjegoi: “Ky veprim nuk kishte për qëllim kurrë të prishte lojën ose të dëmtonte askënd. Shpresojmë që askush nuk është dëmtuar rëndë. Veprimet tona janë gjithmonë paqësore dhe jo të dhunshme. Për fat të keq, nuk shkoi siç ishte planifikuar, pendohemi ”.

Skena nuk u inkuadrua nga kamerat të cilat, ishin të fokusuara në nisjen e ndeshjes. Kjo nxiti protestën në mediat sociale, ku menjëherë u bë krahasimi me incidentin e Eriksen disa ditë më parë ku kamera në mënyrë të vazhdueshme sillte pamje të partneres së tij në lot, si ajo u inkurajua nga danezët Kjaer dhe Schmeichel.

/Burimi Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *