Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.
Shtetasi Zef Lekvukaj, 54-vjeç duke drejtuar motomjetin e tij pa targa ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.