Video/ Aksidentoi 2 persona në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, një automjet i cili udhëtonte me shpejtësi, përplasi 2 këmbësore dhe u largua nga vendngjarja. E lënduar më rëndë por jashtë rrezikut për jetën mbeti një e moshuar 70 vjeç, identitetit i të cilës nuk bëhet i ditur, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në videon e siguruar nga ‘Priza.al’ shihet burri që u përplas nga mjeti, i cili u ngrit menjëherë pas aksidentit në këmbë, dhe vrapon në tentativë për të ndjekur makinën.

Sipas dëshmitarëve, e plagosura fliste italisht, ndërsa dyshohet se është shtetase italiane. Po sipas tyre, ka dyshime se në timon ka qenë një djalë i ri, i cili pas aksidentit është larguar bashkë me mjetin me shpejtësi. Mësohet se kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen. Ndërkaq, Policia menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit si dhe bllokimin e mjetit të dyshuar. Grup hetimor po punon në zbardhjen e rrethanave.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *