Emigracion i paligjshëm/ Merrnin 200 euro për person, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka venë në pranga 2 persona pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës. Shtetasit janë identifikuar, Alion Haxhi dhe Hermeno Mahmuti.

Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi H.M., u kap në afërsi të fshatit Bulo, i cili me mjetin e tij tip ‘Opel Corsa’, po transportonte 11 emigrantë të paligjshme nga vende të treta, në drejtim të Tiranës. Ndërsa shtetasi A.., 33 vjec, u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip ‘Benz’, 3 emigrantë të paligjshëm.

Ata kryenin këtë veprimtari kundrejt fitimit 200 euro për person.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate celular.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *