Një ditë pas daljes nga shtëpia e BBV2, Lorenci ka folur për gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai foli gjithashtu në lidhje me dinamikat që shkaktoi në shtëpi. Lorenci ndau dhe me teleshikuesit keqkuptimet dhe situatën e krijuar me ish-të dashurën, Keisin.
I pyetur nëse rilindi diçka brenda shtëpisë, Lorenci tha se nuk mendon se ekziston diçka nda ana e askujt.
“Nuk e besoj, as nga ana ime as nga ana e Keisit. Nga ana shoqërore ne jemi miq shumë të mirë”.