Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik gjatë ditës së sotme, ku TAR ka ngritur një studio radiofonike.
Kiara dhe Efi kanë qenë të parat që kanë hapur emisionin me të ftuar Luizin dhe Ervisin dhe kanë folur për rikthimin e bujshëm të 4 banorëve Efit, Kiarës, Bledit dhe Ronaldos. Gjithashtu Kiara ka folur edhe për debatet me Efin sapo ato u rikthyen në shtëpinë e “BBV2”.
“Nuk ndihemi aspak krenare për situatën që u krijua, kjo hyrja jonë ishte thikë me dy presa sepse aq shumë informacione nuk di as ta përdorësh, nuk kemi pasur as mënyrën si ta shpjegonim dhe nuk kishim mënyrë si ta shmangnim sepse situata u soll me apo pa dëshirën tonë…”,- u shpreh Kiara.