Flasin fqinjët e elektriçistëve që humbën jetën: Shtylla e amortizuar, nuk duhet të hypnin!

Ditën e djeshme dy elektriçistë të cilët po kryenin punime te nënstacioni elektrik në fshatin Jagodinë, në Roskovec, kanë humbur jetën pasi shtylla e tensionit të lartë, e cila ishte kalbur nga erozioni, është rrëzuar. Viktimat e identifikuar janë Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç, nga Mallakastra.

Fqinjët e dy elektricistëve në fshatin Jogodinë të Pogradecit, shprehen se ato ishin profesionistë të papërtuar dhe shumë specialistë. Ata tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.

“Me Bashkimin kam punuar edhe unë. Me sa e njihja ka qenë i papërtuar. Ka qenë optimist. Nuk na erdhi mirë se jemi rritur me të. Por këto janë të papritura. Ishte arsye teknike. Bashkimi kishte vite, shumë kohë e gjatë. Ishte linja në remont.

Ishte çështje teknike. Të papërgatitur. Ishte njeri i pakursyer. Bashkimi natën ditën vinte bënte defektin. Na ndihmonte shumë. Vinte gjithmonë. Ka qenë njeri i pazëvendësueshëm. Kemi keqardhje të madhe”,

‘E rrallë që të mund të kesh këto njerëz, ishte gjarpër në shtyllë. Stafi që e la në atë gjendje. Kjo nuk është hera e parë, të tilla defekte i bënte’ – ka thënë një tjetër fqinj.

Një tjetër banor thotë se shtylla e tensionit të lartë ishte totalisht e amortizuar dhe dy elektriçistët nuk duhet të hipnin. “Për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur ato shtyllat e amortizuara, nuk duhet të hipte, janë bërë që në ’58-tën“.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *