Çfarë po ndodh me grupin ‘LEK’, Luiz ‘Për mua edhe po t’ju bëjnë për dy lekë unë nuk flas më’

Luiz Ejlli ka vënë në pikëpyetje qëndrimin që ai do mbajë me Kiarën dhe Efin, pasi opinionistët thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.

 

Për këtë arsye, ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.

 

Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.

 

“Zgjidheni vetë, unë as nuk ju mbështes dhe as nuk ju dal kundër. Çfarëdo që të keni si me Zhakun, si me Arbrin apo me banorë të tjerë zgjidheni vetë. Për mua edhe po t’ju bëjnë për dy lekë, edhe po i bëtë ju për dy lekë, unë nuk flas më sepse nuk di. Nuk dua të marr përsipër gjera që…”, u tha ai vajzave.

 

Efi u shpreh se vendimi i tij është mëse i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *