Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde tërhoqi vëmendjen e gjithë fansave të futbollit pas grushtit që i dha Alex Baenas në përfundimin e ndeshjes Real Madrid – Villareal që u mbyll me fitoren e miqve 2-
Uruguaiani ka pritur lojtarin kundërshtar në parkingun e makinave ku e qëlloi me grusht pas sfidës së humbur, por arsyeja ishin fjalët që Baena kishte thënë ndaj mesfushorit.
Baena duke e ditur se gruaja e Valverdes është shtatzënë i ka thënë atij të qajë sepse fëmija e tij nuk do të lindë.
“Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”- kanë qenë fjalët e rënda që futbollisti i Villareal i ka thënë Valverdes.
Pas grushtit Valverde bërtiti: “Më thuaj tani çfarë po thoshe për djalin tim”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Baena ka dashur të sqarojë se nuk kishte thënë kurrë ato fjalë: “Jam shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si ‘Santiago Bernabeu’, por në të njëjtën kohë i trishtuar për agresionin e pësuar pas ndeshjes dhe për ato që ai thotë për mua. Është krejtësisht e rreme që e kam thënë këtë.”
Agresioni i Valverdes padyshim që nuk hyn në raportin e arbitrit, pasi ka ndodhur jashtë stadiumit, por gjithsesi vlerësohet skualifikimi i lojtarit për sjellje të dhunshme. Villarreal bëri të ditur se ata janë të gatshëm të raportojnë lojtarin e Real Madrid nëse Baena e dëshiron atë.