Pak ditë më parë, Macron zhvilloi një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, ku u mirëprit nga presidenti Xi Jinping. Kjo lidhet dhe me kërcënimet e Kinës kundrejt Tajvanit, ku këtë fundjavë filloi stërvitjet pranë ishullit.
Macron tha se Evropa nuk duhet të përshpejtojë konfliktin, por të marrë kohë për të ndërtuar pozicionin e saj si një poli i tretë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe jo të ndjekë politikat e Amerikës.
“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez”