Gjenden dy të vdekur pas shpërthimit në Marsejë

 

Dy trupa janë gjetur pas një shpërthimi që rrafshoi një ndërtesë katërkatëshe në qytetin jugor francez të Marsejës.

Autoritetet lokale thanë se gjashtë persona mbetën të pagjetur dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën 00:49 me orën lokale të së dielës, shkruan BBC.

Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi.

Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi dhe rreth 20 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Dy blloqe pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar lëndime shtesë.

Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin që digjej nën rrënoja gjatë të dielës.

Zjarri pengoi përparimin dhe e bëri të vështirë për ekipet e shpëtimit vendosjen e qenve nuhatës, megjithëse autoritetet thanë të dielën në mbrëmje se zjarri po tregonte shenja të shuarjes.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e para të së hënës me ndihmën e një vinçi dhe dritave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *