Japin dorëheqjen dy prokurorë të Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi

Çfarë po ndodh brenda Prokurorisë së Tiranës?  Dy prokurorë, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, kanë dhënë dorëheqjen. Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar në organin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, me 18 qershor.

Granit Shahu tentoi të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në fund të vitit 2017, por ngeci në Vettingun Parlamentar dhe për pasojë Komisioni i Ligjeve e skualifikoi. Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi 9 prokurorë lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës. Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i këtij institucioni.

Ndërsa, Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *