Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social ‘Facebook’ iu përgjigj pyetjes nëse do të zhvillohen protesta për zgjedhje të parakohshme. Berisha u shpreh se do të bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisjes së Ramës.
Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në këtë fushatë po shkel cdo rregull dhe po dhunon cdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta
Pyetje: Pas zgjedhjeve vendore po qe se ne fitojmë, shumicën absolute, a do të bëjmë protesta për zgjedhje të parakohshme parlamentare?
Berisha: “Ke kapur një çështje kryesore, qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Legjitimiteti i saj ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u ndërtua mbi sistemin e patronazhistëve, mbi makinerinë e vjedhjes së votës dhe mbi terrorin ndaj zgjedhësve
Unë mund të them se qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.
Gjithçka do bëhet për ti shkurtuar jetën e qeverisjes Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë Rama po shkel cdo rregull, po dhunon cdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Fatura në fund do ti shkojë atij dhe vetëm atij.”