Bërnabiq këtë javë mbledh në takim ministrat dhe serbët nga Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë mbrëmë se këtë javë do të mbahet edhe një takim me të gjithë ministrat e qeverisë dhe serbët e Kosovës për situatën në Kosovë.

“Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që frikëson dhe shqetëson është se tensioni po rritet sërish. Numri i provokimeve është në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, tha ajo për Pink, përcjell Tanjug, transmeton Klakosova.tv.

Ajo ka shtuar qe 10 vjet pritet formimi I Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *