Në Nizza Monferrato , në provincën e Astit, u shkaktuan 4 viktima midis tyre 3 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Aksidenti tragjik ndohi dje pak pas orës 22:00, si shkak i përplasjes kokë më kokë ndodhi përgjatë rrugës provinciale 456, në rrugën Turchino që lidh Ligurian me Monferrato, në pjesën ku merr emrin rruga Ponteverde . Viktimat janë një 23-vjeçar nga Asti dhe tre maqedonas 30-vjeçarë me banim në zonën e Astit.
23-vjeçari udhëtonte i vetëm me njërën veturë, tre maqedonasit në tjetrën. Kryebashkiaku i Nizza Monferrato, Simone Nosenzo, e komentoi incidentin si më poshtë: ” Është një tragjedi që ka shkatërruar jetën e katër të rinjve . Ne përqafojmëfamiljet e viktimave, të cilët papritur e gjejnë veten pa një djalë të ri në shtëpi”. “Nuk ka fjalë – shkruan në rrjetet sociale këshilltari rajonal i transportit Marco Gabusi nga Asti – Pashkët përfunduan në mënyrën më të keqe”.
Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia rrugore e Astit, për të rindërtuar dinamikën e saktë. Në përplasjen e dhunshme, në zonën industriale mes Nizza Monferrato dhe Costigliole d’Asti, dy makinat u shkatërruan plotësisht. Përpjekjet e shpëtimit të 118 mjekëve, të mbërritur në vendngjarje së bashku me dy ekipet e zjarrfikësve të Asti dhe Nizza Monferrato, kanë qenë të kota. Drejtuesit dhe pasagjerët, në fakt, kanë vdekur të gjithë menjëherë .