Nita, liderja e shtëpisë për këtë javë ka mbledhur banorët duke shprehur mendimin që të organizohen dhe të përgatisin një darkë vetëm për Ronaldon.
Ajo tha se e ka parë në gjendje të rënduar që prej rihyrjes së tij dhe sipas saj një darkë dedikuar atij do ta ndihmonte të ndihej më i qetë.
Por Ronaldo u shpreh i ofenduar nga ideja e Nitës dhe tha se nuk vuan nga probleme psikike, e nëse do kishte nevojë për psikolog, këtë do i’a mundësonte Vëllai i Madh.