Masakra e Don Boskos/ Policia bie në gjurmët e autorëve?! Njëri prej tyre…

Një muaj nga masakra e Don Boskos janë zbardhur detaje të reja. Policia ka zbuluar se një nga personat e dyshuar ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania për në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar në sistemin TIMS.

Ky person, dyshohet se i ka bërë këto lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë. Policia ka siguruar të dhëna në rrugë konfidenciale, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të mundshëm të ngjarjeve.

Grupi i hetimit është fokusuar tek dy emra konkretë, njëri prej të cilëve i ka mbijetuar më herët një atentati, ndërsa tjetri është personazh jo shumë i njohur, por dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje për motive hakmarrje.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në qarkun e Tiranës, në Fushë Krujë e Durrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *