Stili i jetës po shton infertilitetin, ja statistikat

Mjekët vlerësojnë se stili i jetës po shton infertilitetin! 17% e çifteve në vendin tonë sipas bluzave të bardha hasin vështirësi për të pasur trashëgimtarë. Ndikim të madh në shfaqjen e infertilitetit ka mosha, përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

Rreth 17% e çifteve në Shqipëri ndeshin vështirësi për të pasur fëmijë.

Vitet e fundit mjekët vërejnë një rënie të fertilitetit si tek meshkujt ashtu dhe të gratë.

“Para 30-40 vitesh ne kishim 12 për qind të çifteve që kanë pamundësi për të realizuar një fëmijë të tyrin për probleme infertile. Dhe kjo shifër vjen duke u rritur”.

Tek meshkujt, mjeku  informon se ndikim të madh në shfaqjen e infertilitetit ka mosha dhe stili i jetesës.

Duhani dhe alkooli janë ndër faktorët kryesorë!

“TË gjithë jemi në dijeni të ndryshimit të klimës. Dhe ndoshta është efekti serë problemi që mund të shkaktojë dëmtim të spermatozoideve. Veset e ndryshme, duke filluar nga drogërat e ndryshme apo pirja e duhanit”.

Mosha po ashtu ndikon edhe tek gratë. Kërkojnë të arrijnë shtatzëninë pas të 30-ave.

“Femrat tani martohen vonë. Por moshëa prodhuese është nga 22 deri në 30 vjeçe. Me rritjen e kësaj moshe fillon e ndikon shumë aftësia e tyre riprodhuese”.

Por a mund të parandalohet infertiliteti?

Mjekët thonë se është e mundur por nevojitet kujdes në stilin e jetesës si dhe kontrolle të shpeshta shëndetësore në rast shqetësimesh.

“Të kapim sa më shumë patologji që ndodhen në rastet e një mashkulli. Vizitat e shpeshta, pasi mirë është që këto probleme t’i kapim që në moshë të re, në mënyrë që ta parandalojmë atë patologji, defekt, apo pamundësi që mund të ketë ai”.

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të pasur një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta për të paktën një vit rresht.

Problemi është global. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 6 persona në mbarë botën vuajnë nga infertiliteti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *