Rrengu i banorëve për Ronaldon, ja reagimi epik i tij

Prime-n e kaluar, si lidere e javës, Nita kishte një avantazh në lojë të cilin e shfrytëzoi më së miri. Mes banorëve të rinj dhe të vjetër, ajo zgjodhi të dërgojë në nominim katër banorët që u rifutën në shtëpinë e BBV.

Pasi është dërguar në nominim nga Nita, krah Efit, Kiarës dhe Bledi Manes, Ronaldo është bërë mjaft i ashpër në lojën e tij në Big Brother Vip.

Ai ka nisur hapur sulmet për banorët dhe akuzat nuk kanë të ndalur.

Për këtë, banorët i kanë bërë një rreng moderatorit duke krijuar një zarf të zi për të. Ata e kanë ngritur nga gjumi duke e lajmëruar se ka ardhur zarfi i zi. Por sapo i ka dalë gjumi tamam, Ronaldo ka kuptuar lojën e cila zgjati vetëm pak minuta.

Luizi nuk ka mundur të mbajë seriozitetin dhe kjo ka bërë që Ronaldo të shohë Zarfin dhe të kuptojë se e gjitha ishte një lojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *