Gruaja e parë e cila shkoi në hapësirë ishte kozmonautja sovjetike Valentina Tereškova. Më 16 qershor 1963, 56 vjet më parë, ajo u nis nga stacioni Bajkonur, dhe u kthye në Tokë më 19 qershor. Tereškova qëndroi rreth Tokës për tre ditë. Misioni i gruas së parë në hapësirë ishte një sukses i madh, i trumbetuar nga propaganda Sovjetike. Më vonë, megjithatë, Tereškova rrëfeu se udhëtimi në hapësirë nuk ishte aq i lehtë … Ja se si shkoi me të vërtetë.
Propaganda Sovjetike
‘Ja Miss Universi i vërtetë’, kështu u titulluan gazetat në të gjithë botën më 17 qershor 1963, kur 26-vjeçarja ruse Valentina Tereškova u bë gruaja e parë që udhëtoi në hapësirë. Kishte hyrë në orbitë në një lartësi prej 200 km në bord të anijës kozmike Vostok (rusisht do të thotë “Lindje”) si ajo që në 1961 kishte transportuar njeriun e parë në hapësirë, Jurij Gagarin.
Emri në kod ‘Pulëbardha’
Valentina lindi në vitin 1937 në qytetin e Yaroslavl, afër lumit Vollga. «Qëkur isha e vogël kultivova një pasionin për fluturimin», thotë ajo, «dhe iu përkushtova parashutës me rezultate të shkëlqyera. Atëherë mësova se ata po kërkonin gra kozmonaute dhe në vitin 1962 unë kandidova për përzgjedhjen ». Ajo u zgjodh nga një mijë kandidatë: ajo u ngrit në 16 qershor nga stepat e Kazakistanit. Fluturimi shkoi mirë, por ndodhën ngjarje të papritura. «E kuptova që anija kozmike po largohej nga trajektorja e llogaritur», kujton Valentina: «falë shkëmbimit të vazhdueshëm të të dhënave me qendrën e kontrollit, megjithatë, ne ishim në gjendje ta zgjidhnim problemin. Fluturimi i “pulëbardhës”, siç më thirri Sergej Korolev (projektuesi i raketave Sovjetike), duke i dhënë kështu misionit emrin e koduar për komunikimet radio, ishte në gjendje të vazhdonte me rregullsi».
Jeta në bordin e anijes ishte e kushtëzuar nga mungesa e gravitetit. «Ishte e çuditshme të flija me krahët e varur në ajër», thotë ajo, «por unë kujtova përvojën e Gherman Titov në Vostok 2 dhe i vura duart në brez ndërsa fjeta … Nuk kam pasur ëndrra, ose të paktën nuk mbaj mend asgjë … por kisha oreks: kisha një dietë të larmishme, por gjithmonë në tuba, dhe në fund fillova të dëshiroja ushqim e shtëpisë … ».
Simbol universal i feminizmit
Pas misionit, Valentina u bë një simbol i feminizmit dhe gjithashtu iu përkushtua politikës. “Do të largohesha edhe nesër për në Mars”, rrëfen ajo. «Është një planet që e studioj prej një kohe të gjatë dhe besoj se është e rëndësishme ta eksploroj atë me misione njerëzore. Është një vend magjepsës. Edhe nëse në thelb çdo astronaut, jam e sigurt, ka nostalgji dhe dëshirë për t’u kthyer në Tokë, shtëpia jonë e vërtetë dhe këndin i vetëm i Sistemit Diellor ku është e mundur të jetosh ».
/Burimi Focus Storia/ përshtati në shqip Priza.al/