“Kurrë pas, përpara!” Me këtë slogan, Partia socialist do të hapë nesër jo zyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.
Në orën 17:00 kryeministri Edi Rama mbledhi Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të lançohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën. Burimet bejne me dije se prezent në këtë event do te jene te 61 kandidatët zyrtare për bashkitë e vendit qe do te futen ne garën e 14 majit.
Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët.
Ky slogan, vjen edhe si mesazh nga socialistët për kundërshtarët e tyre politikë Berisha e Meta, dy figura mjaft të vjetra politike të cilat sipas tyre nuk sjellin asgjë të re. Berisha e Meta dalin përpara socialisteve me një koalicion edhe pse në të shkuarën kanë patur një betejë të ‘ashpër’ mes tyre. Pjesë e opozitës është edhe Partia Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj por nuk garojnë në të gjitha Bashkitë.