Një tërmet 5.3 rihter është regjistruar pak minuta më parë në Greqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë përsëri në Elassona, aty ku u regjistruan dhe disa tërmete të forta pak ditë më parë.
Tërmeti ka qenë me thellësi 10 km në tokë. Brenda pak minutave ka pasur dhe tre paslëkundje të vogla 3.7, 3.6 dhe 3.9 rihter.
Elassona u godit nga një tërmet i fortë 6 rihter më 3 mars, si rezultat i të cilit shumë banorë të zonave përreth u detyruan të linin shtëpitë e tyre, të cilat u shembën dhe një person ndërroi jetë.
Tërmeti i pak minutave më parë ka qenë aq i fortë, sa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete në Shqipëri.