Të paktën dy punonjës të shëndetësorë janë plagosur nga granatimet ruse në një spital në Kherson.Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se objektivi i radhës së Rusisë ishte një spital në qytetin e Khersonit.
Zëdhënësi i rajonit, Stéphane Dujarric tha se “ne edhe një herë theksojmë se punonjësit shëndetësorë dhe objektet duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Ne jemi të alarmuar nga ndikimi i armiqësive te spitalet dhe punonjësit e shëndetësisë, mes bombardimeve të zonave përgjatë vijës së frontit”.
Ai po ashtu foli për “alarmin” e organizatës për ndikimin e luftës në objektet shëndetësore dhe punëtorët, me 70% të të gjitha sulmeve ndaj tyre në Ukrainë vitin e kaluar.