Partia Socialiste do të hapë ditën e sotme fushatën për zgjedhjet e 14 Majit.
Kryeministri i vendit Edi Rama do të mbledhë kryesinë e PS në orën 17:00 ndërkohë që një orë më pas, në orën 18:00 do të lançohet zyrtarisht slogani që do të përdoret në fushatë.
Socialistët kanë zgjedhur të identifikohen në këtë fushatë me shprehjen “Kurrë pas, përpara”. Në event do të jenë të pranishëm 61 kandidatët zyrtarë të socialistëve për kryetarë bashkie.
Nga ana tjetër demokratët do të çelin zyrtarisht fushatën elektorale për 14 Majin në datë 15 Prill.