Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se asnjë zyrtarë policorë i këtij institucioni të sigurisë nuk është përfshirë në raste të gjuajtjes me armë zjarri në veri të vendit.
“Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore.
Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka ftuar mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen këtij institucioni.